Bregdeti lindor i Australisë është përballur me reshje të dendura shiu, ku disa zona janë përmbytur. Mediat botërore raportojnë se uji i vërshimeve u fut nëpër shtëpi, bllokoi rrugë dhe e ndërpreu energjinë elektrike.
Ndërkohë në Sydney, autoritetet u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi, sepse një digë e madhe është mbushur dhe uji ka filluar të dalë jashtë saj si dhe një tornado i vogël e goditi pjesën periferike perëndimore.
Mësohet se në shumicën e bregdetit të rajonit të Uellsit të Ri Jugor, ku banon rreth një e treta e popullsisë 25-milionëshe e Australisë, tashmë është shënuar rekord i reshjeve të shiut për muajin mars. Autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet mund të vazhdojnë edhe disa ditë, shkruan Reuters.
Siç shihet dhe nga pamjet, nga përmbytjet ka pasur dëme, ku janë rrëzuar edhe pemët, apo dhe kafshe te ngordhura.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al