Shifra alarmante në Francë/ Regjistrohen mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19

Franca ka regjistruar mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 400.851 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 16.601.498 ndërsa me 235 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 128.347.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.457 persona, prej të cilëve 3.792 në kujdesin intensiv.

Në një deklaratë nga Autoriteti i Lartë Shëndetësor i Francës, theksohet se është miratuar përdorimi i “Paxlovid” ilaçit të prodhuar nga kompania amerikane Pfizer me qëllim trajtimin e COVID-19.

Në lajmet që shtypi francez i ka bazuar në rrethin e ngushtë të ministrit francez të Shëndetësisë, Olivier Veran, thuhet se nga ky ilaç janë porositur 500 mijë kuti dhe se do të mbërrijë në vend brenda një jave.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e cila është rregullatori evropian i barnave, si rezultat i vlerësimit që bërë muajin e kaluar kishte rekomanduar që ilaçi edhe pse ka marrë miratim të përdorej në situata emergjente tek të rriturit.

Pfizer, në muajin dhjetor ka njoftuar se ilaçi pakëson 88 për qind rrezikun e vdekjes ose të shtrimeve në spital të sëmurëve me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.