SHIFRA/ Ka mbi 90 mijë shtëpi që s’legalizohen, Çuçi ultimatum IKMPT: Shembini








KLEMENT BAÇI/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ka kërkuar Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që të nisë sa më shpejt shembjen e të gjitha objekteve që nuk legalizohen në të gjithë territorin e vendit.

drejtori i ikmt bledi cuci

Gjatë një takimi me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas kalimit të saj nën varësinë e dikasterit që drejton, ministri Çuçi i ka dhënë ultimatum IKMT-së që duhet të fillojë edhe me shembjen e ndërtimeve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Në vijim të operacionit “Bregdeti ynë”, ministri i Brendshëm u shpreh se ky nuk është një aksion, por një proces i pakthyeshëm për t’i dhënë fund njëherë e mirë zaptimit të territorit dhe pastrimit nga ato që ai i quajti “çibanët” e ngritur vend e pavend.

“Me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ndava domosdoshmërinë e vijimit të punës për kontrollin e plotë të territorit nga ndërtimet pa leje apo çdolloj ndërhyrjeje që dëmton mjedisin. IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme, sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Teksa po vijon operacioni ‘Bregdeti ynë’, IKMT do duhet të fillojë edhe me shembjen e ndërtimeve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. E kam thënë vazhdimisht dhe dua ta përsëris sërish: nuk kemi të bëjmë me një aksion, por ky është një proces i pakthyeshëm për t’i dhënë fund njëherë e mirë zaptimit të territorit dhe pastrimit nga çibanët e ngritur vend e pavend”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm kërkoi gjithashtu një bashkëpunim më të mirë të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit kur është fjala te kontrolli i territorit dhe në mënyrë të veçantë, te ndërtimet e reja që bëhen dhe mbrojtja e mjedisit.

“IKMT duhet të bashkërendojë punën me Policinë e Shtetit, jo më kot do të investojmë edhe në pajisje të teknologjisë së lartë. Jeni po aq të rëndësishëm edhe për mjedisin sa te ndërtimet”, u shpreh ministri Çuçi.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në muajin qershor para se zonit turistik dhe po vijon ende përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil.

Në të gjithë vendin llogariten rreth 90 mijë ndërtime të cilat skualifikohen nga procesi i legalizimit për shkak se bien ndesh me kriteret e kualifikimit.

90 MIJE ndërtime pa leje rezultojnë në të gjithë vendin dhe që pritet të shemben nga IKMT-ja pas ultimatumit të dhënë sot nga ministri i Brendshëm.

Pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve, gati gjysma, janë në Tiranë, zonat bregdetare dhe pranë rrugëve kombëtare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *