Shifra rekord emigrantësh në kufirin Meksikë-SHBA

shifra rekord emigrantesh ne kufirin meksike shba
shifra rekord emigrantesh ne kufirin meksike shba

11:31 20/12/2022

Politika e njohur si “titulli 42” që ndalon emigrantet të kërkojnë azil skadon të mërkurën por kjo mund të çoje në dyndje masive

Autoritetet meksikane po përballen me një numër rekord të emigrantëve të cilët kërkojnë që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një jetë më të mirë.

[embedded content][embedded content]

Kryetari i bashkisë së Reinosas në Meksikë, një qytet pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara, po u kërkon emigrantëve të mos shkojnë më aty, pasi qyteti është i tejmbushur. Autoritetet lokale nuk janë në gjendje të strehojnë, apo ndihmojnë emigrantë të tjerë që kërkojnë të shkojnë në SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se  një skadim i kufizimeve të epokës COVID-19 që bllokojnë migrantët në kufirin SHBA- Meksikë nuk do të thotë se kufiri jugor është i hapur. Ligjvënësit amerikanë, si republikanë ashtu edhe demokratë, i kanë kërkuar Presidentit Joe Biden të ndërmarrë veprime për të menaxhuar një valë të pritshme azilkërkuesish në kufirin jugor kur kufizime të tilla të përfundojnë këtë javë. Politika, e njohur si Titulli 42, do të përfundojë të mërkurën.

Një gjykatës amerikan vendosi muajin e kaluar se Titulli 42, i cili bllokon shumë emigrantë të kërkojnë azil, është i paligjshëm dhe vendosi që urdhri të përfundojë. Kryetari i bashkisë së El Pasos, Oscar Leeser tha se autoritetet lokale do të vazhdojnë të përgatiten për një vale më të madhe emigrantësh , në rast se Titulli 42 hiqet.

Administrata e presidentit të SHBA ka kërkuar që Kongresi të miratojë një paketë ndihme për më shumë se 3 miliardë Dollarë për të paguar personelin shtesë, teknologjinë ngritjen e strehimoreve për mbajtjen e emigrantëve dhe transportin në kufirin SHBA- Meksikë. Që kur Biden mori detyrën në janar 2021, 2 milionë emigrantë  në kufirin SHBA- Meksikë janë dëbuar, ndërsa 2 milionë janë lejuar në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur çështjet e tyre të imigracionit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts