Shifra rekord/ Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë viktimë në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371. Në total numri i rasteve aktive është 7.266.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës. Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.