Shifra rekord/ Rreth 10.000 raste të reja me COVID-19 në Çeki

Rreth 10.000 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Çeki njoftuan autoritetet të mërkurën (3 nëntor). Gjatë 24 orëve janë regjistruar 9.902 raste të të infektuarve. Një shifër e tillë nuk është shënuar në këtë vend të Bashkimit Evropian që nga muaji mars.

Numri i pacientëve të shtruar në spital kaloi shifrën 2.000 për herë të parë që nga muaji maj. Prej tyre 288 janë në kujdes intenziv. Çekia, sikurse edhe vendet tjera të Evropës Qendrore po shënojnë një rritje të rasteve me COVID-19. Autoritetet kanë bërë përpjekje të shmangin një mbingarkesë në spitale duke rritur shkallën e vaksinimit.

Mbi 6 milionë njerëz në vendin me 10.7 milionë banorë janë vaksinuar plotësisht. Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë veshjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë vendet e punës. Çekia ka shënuar mbi 30.000 mijë viktima nga sëmundja që nga marsi i vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *