Shifra rekord të personave të shtruar në spital, por Izraeli nuk kërkon më pasaportë të vaksinës

shifra rekord te personave te shtruar ne spital por izraeli nuk kerkon me pasaporte te vaksines
shifra rekord te personave te shtruar ne spital por izraeli nuk kerkon me pasaporte te vaksines

Izraeli ka anuluar kërkesën e dëshmisë së vaksinimit për koronavirus, pavarësisht shifrës rekorde të personave të sëmurë nëpër spitale.

Prej të hënës, 7 shkurt, njerëzit do të duhet të vërtetojnë se kanë qenë të vaksinuar apo janë shëruar, duke treguar “pasaportën e gjelbër”, vetëm kur marrin pjesë të ngjarje të mëdha, siç janë martesat.

Kjo nënkupton se secili mund të shkojë në restorant, kinema dhe hotele, pa pasur nevojën e prezantimit të dëshmisë së testit negativ në koronavirus.

Ky ndryshim i rregullave nënkupton se kur njerëzit e pavaksinuar largohen nga Izraeli, nuk duhet të tregojnë se janë negativë në këtë virus.

Ky lehtësim vjen pavarësisht faktit që më shumë se 1,200 persona të infektuar me koronavirus janë nëpër spitale.

Kjo është shifra më e madhe e të hospitalizuarve prej shpërthimit në pandemisë, në këtë shtet me 9.4 milionë banorë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht 1,235 pacientë janë të sëmurë rëndë në Izrael.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts