Shifra të larta pandemie në Europën perëndimore

13:52 16/12/2021

Franca, Italia e Britania e madhe shënojnë rekorde infektimesh

Shtetet e Europës Perëndimore vijojnë të përballen me shifra në rritje të pandemisë edhe pse me masa të ashpërsuara. Franca shënoi mbi 65 700 infektime ditore gjatë 24-orëve të fundit, shifra më e lartë që prej fillimit të Prillit.

Autoritetet e këtij vendi ndaluan fluturimet jo-thelbësore nga Britania e Madhe ku me ritme të shpejta po përhapet varianti i ri Omicron, një nga origjinat e mundshme të ushqimit të valës së re të përhapjes së Covid në Francë.

Rekord infektimesh ditore shënoi edhe Italia me mbi 23 100 raste, po ashtu shifra më e lartë që prej muajit Prill. Nivelin më të lartë të infektimeve që prej valës së Shkurtit e shënoi këtë 24-orësh Portugalia me 5 800 raste.

Si Portugalia ashtu edhe Spanja kanë ndër nivelet më të larta të vaksinimit mes shteteve të BE-së dhe vala e re nxjerr sërish në pah nevojën e dozave përforcuese sipas ekspertëve. Mbi 77 mijë raste ditore shënoi edhe Britania e Madhe, duke arritur nivelin më të lartë të gjithë periudhës së pandemisë dhe shkak mendohet se është qarkullimi i Omicronit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.