Shifra të larta vdekjesh dhe infektimesh në Rusi

17:25 05/07/2021

Mutacioni indian çon në dështim arritjen e objektivave të vaksinimit

Edhe këtë të hënë, Rusia shënoi shifra të larta pranë rekordeve të ditëve të fundit si për infektimet e reja ashtu edhe për viktimat. 24-orëshi i fundit shënoi mbi 24 mijë viktima e 654 vdekje. Mbi 25 mijë infektime ishte rekordi i 6 muajve të fundit që u shënua pak ditë më parë.

Autoritetet ruse po përshpejtojnë ritmet e vaksinimit, në përpjekje për të frenuar ritmet e shpejta të përhapjes së variantit të ashpër indian të koronavirusit, por thonë se po përballen me mungesë të theksuar vaksinash. Kremlini njoftoi se objektivi për imunizimin e 60% të popullsisë deri në Shtator është i paarritshëm për momentin.

Edhe Presidenti amerikan Joe Biden shpalli dështimin në arritjen e objektivit për imunzimin e 70% të popullsisë deri më 4 Korrik ditën e Pavarësisë. Sipas tij, vendi është çliruar nga pesha e rëndë e pandemisë por kërcënimi nga mutacioni indian është real.

Në Britani, Kryeministri Boris Johnson pritet të shpallë paketën lehtësuese të masave që do të hyjë në fuqi më 19 Korrik. Megjithatë plani i tij po përballet me skepticizëm pasi Britania ndodhet në kulmin e valës së përhapjes së mutacionit indian. 24-orëshin e fundit u shënuan gati 24 mijë infektime të reja.

Tv Klan

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *