Shifra tronditëse nga Mariupol-i: 1207 trupa të mbledhur nga rrugët

16:45 10/03/2022

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit është shprehur se nuk e di sa persona janë vrarë në total në qytet, por sipas informacioneve të tij, shifra më e fundit është 1207.

“Këto janë vetëm trupa që kemi mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov.

Ai u shpreh se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk ishte e mundur që të arrihej në varrezat jashtë qytetit.

“Jo të gjithë u identifikuan”, shtoi Orlov.

Ai tha se nuk ishte e mundur që të evakohen njerëzit nga qyteti ose të silleshin ndihma. Rreth 100 njerëz që përpiqeshin të iknin me makina private u detyruan të ktheheshin sërish dje pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë “jo drejtpërdrejt në makina, por rreth makinave”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com