Shifrat e larta të infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, grupmosha më e prekur 20-29 vjeç. Pozitivë 17 fëmijë deri në 9 vjeç

Vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 888 raste pozitive. Në 24 orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi humbi jetën edhe një person.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, grupmosha më e prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit është nga 20 deri në 29 vjeç. Gjithsej raste pozitive të kësaj grupmoshe janë 237.

Më tej, grupmosha e dytë më e prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit është 30-39. Gjithsej raste të konfirmuara 161.

Duke kaluar më pas, të grupmosha 40-49, gjithsej raste të konfirmuara 158. Grupmosha 10-19 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 117.

17 nga rastet e reja janë fëmijë deri në 9 vjeç, ndërsa 117 të infektuar janë të moshës 10 deri në 19-vjeçare.

09
09

Thirrje për vaksinim janë duke bërë në vazhdimësi ekspertët shëndetësor.

“Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *