Shifrat e Ronaldos te Juventusi, tre vite të arta por me një peng të madh










Kristiano Ronaldo nuk është më një futbollist i Juventusit, pasi është larguar nga bardhezinjtë në mbyllje të tre sezoneve ku ai u bë protagonisti kryesor i Serisë A. Tre vite të mbushur ame suksese e trofe, por me një peng të madh.

Ronaldo kupa

Nga pikëpamja e trofeve, Ronaldo largohet me çantën plot, pasi në Itali ka fituar dy tituj kampion, një Kupë Italie, dy Superkupa, si dhe titullin e “Lojtarit më të mirë” të sezonit 2018-2019 dhe të golashënuesit më të mirë në sezonin 2020-2021.

Sa u përket golave dhe ndihmës për të shënuar, sigurisht që Ronaldo ka qenë në nivelin që pritej prej tij. Me Juventusin ai ka luajtur 134 ndeshje, duke shënuar 101 gola e dhënë 22 asist.

Pengu i madh padyshim është Liga e Kampioneve, ku ai nuk arriti të bëhej protagonist siç do të dëshironte duke udhëhequr bardhezinjtë drejt suksesit, edhe pse shënoi 14 gola e dha 5 asiste në 23 ndeshjet që luajti me Juventusin në këtë turne në tre vite.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *