Shifrat rekord të infektimeve me Covid-19/ Gjermania i vjen në ndihmë Rumanisë, dërgon ushtrinë për transportimin e pacientëve

Gjermania ka vendosur të ndihmojë Rumaninë pasi kjo e fundit po përballet me një krizë të re të pandemisë.

Ajo do t’i marrë Rumanisë disa pacientë për t’u trajtuar. Do jetë ushtria gjermane ajo që do të transportojë pacientë të sëmurë rëndë nga Covid-19, nga Rumania në Gjermani për trajtim.

Ushtria gjermane pohon se të gjithë personat që transportohen kanë nevojë për intubim. Gjashtë pacientët e parë do të sillen në klinikat e qyteteve Bochum, Krefeld dhe Bergisch Gladbach si dhe në spitalin Bundesëehrit në Koblenz.

Një zëdhënës i shërbimit mjekësor të Bundesëehrit tha se ushtria po vepron me urdhër të qeverisë federale. Qëllimi i fushatës është “të lehtësojë sistemin shëndetësor rumun duke marrë përsipër pacientët e kujdesit intensiv të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Rumania kohët e fundit ka një incidencë prej më shumë se 1.000 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *