SHIFRAT/ Ronaldo më i paguari i Premier Ligës, por mbetet shumë prapa Mesit e Nejmar










Kristiano Ronaldo vendosi të rikthehet dhe një herë tek gjigantët anglez të Mançester Junajtid aty ku shpërtheu si futbollist 18 vite më parë.

mesi nejmar

Ylli portugez do të përfitojë një pagë të majme tek ‘’djajtë’’ duke fituar 570 mijë euro në javë, ose e thënë ndryshe, 25 milionë euro në vit. Kjo shumë e bën Ronaldon automatikisht më të paguarin në Premier Ligë ku pas tij vjen Kevin De Bryjne me 440 mijë euro pagë në javë.

Diferencë mjaft e madhe kjo e 36-vjeçarit me yllin e Sitit, por imazhi i Ronaldos dhe rëndësia e tij në sportin e futbollit janë ajo çka bën diferencën. Por CR7 ndodhet ende shumë prapa Mesit, i cili me transferimin e tij tek PSG-ja do të fitojë 1.1 milionë euro në javë, dyfishin e asaj që fiton Ronaldo.

Pas ‘’pleshtit’’ vjen Nejmar i cili fiton 660 mijë euro në javë. Shifra të frikshme këto, por në ditët e sotme futbolli është kthyer në një biznes ku luhen milionat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *