‘Shifrat u ulën si me “magji”, mesa duket ‘çelësi’ i Ramës poshtë tavolinës…’- Tritan Shehu ngre dyshime: Të dhënat e Covid po i lëvizin rrezikshëm



tritan shehu kandidat

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Tritan Shehu ka hedhur dyshimet e tij mbi vërtetësinë e shifrave zyrtare të raportuara nga ministria e Shëndetësisë për infektimet dhe vdekjet nga koronavirusi.

Teksa i referohet përmirësimit të situatës në ditët e fundit, sipas shifrave zyrtare, Shehu, thotë se në terren situata është krejt e kundërta sipas tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan: “Ditet e fundit si me “magji” keto shifra u “ulen” ne menyre drastike, aspak logjike e aspak lineare edhe me uljen absurde se testimeve! Dhe per cudi kjo korespondon me fillimin e atij vaksinimi te pa sigurte dhe me “pikatore”, si dhe me afrimin e dites se zgjedhjeve!”.

Deklarata e Shehut vjen edhe pasi Rama paralajmëroi zbutjen e masave kufizuese, kur tha se i është kërkuar Komitetit teknik të Ekspertëve që të rishikojnë orarin policor për periudhën e Ramazanit.

“Ne keto kushte sic duket “Celesi” i Rames poshte tavolines perseri po ben punen e tij ne kete periudhe elektorale, kur po te pyesesh ne terren konstaton te krejt te kunderten:

—Vendi eshte plot me te semure, shtepite jane kthyer ne spitale.

Por Rama, ashtu si veproi edhe muaj me pare, ne menyren me te pa pergjegjeshme, duke dashur keto dite te “ kendoje fitore” ndersa ka deshtuar, deklaron se per te lumturar qytetaret do te ule edhe nivelin e masave kufizuese!”, shkruan Tritan Shehu.

POSTIMI I PLOTE I TRITAN SHEHUT

Te dhenat Covid po i “levizin” rrezikshem sipas interesit elektoral.
Shqiperia ndodhet ne nje paradoks te dhenash zyrtare per numrin e rasteve te reja te “konstatuara”!

Per nje kohe te gjate vendi u ballafaqua me shifra nga me te lartat ne bote rastesh te reja, perqindje pozitiviteti te testimeve e vdekjesh.

Vdekjet shtese per periudhen Mars 2020- Mars 2021 kane arritur numrin e frikeshem 9200.

Ditet e fundit si me “magji” keto shifra u “ulen” ne menyre drastike, aspak logjike e aspak lineare edhe me uljen absurde se testimeve!

Dhe per cudi kjo korespondon me fillimin e atij vaksinimi te pa sigurte dhe me “pikatore”, si dhe me afrimin e dites se zgjedhjeve!

Sot Shqiperia eshte ne nivelin e 8,3 injeksionesh (jo vaksinimi te plote) per 100 banore, nen mezataren boterore, e renditur midis vendeve te Afrikes, pra reth 20 here larg nivelit te imunizimit.

Nderkaq ne vendet pereth perfshi Kosoven, si edhe ne ato me nje numer vaksinimi shume here me te larte vaksinash te sigurta, ka rritje te infeksioneve, shqetesim te thelle e forcim te masave.

Ne keto kushte sic duket “Celesi” i Rames poshte tavolines perseri po ben punen e tij ne kete periudhe elektorale, kur po te pyesesh ne terren konstaton te krejt te kunderten:

—Vendi eshte plot me te semure, shtepite jane kthyer ne spitale.

Por Rama, ashtu si veproi edhe muaj me pare, ne menyren me te pa pergjegjeshme, duke dashur keto dite te “ kendoje fitore” ndersa ka deshtuar, deklaron se per te lumturar qytetaret do te ule edhe nivelin e masave kufizuese!

Tragjiko- komedi e vertete kjo shume e rrezikeshme, cfare po ndodh tek neve ne kete prag 25 Prilli kur Kryeministri per te fshehur deshtimin, tashme si i mbyturi kerkon te kapet mbas flokeve te tij!

Dhe per ta mbyllur nje pyetje, po Komiteti e deri Prokuroria ku jane strukur?

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *