Shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, 7 të vdekur në Korenë e Jugut

KOREJA E JUGUT

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Korenë e Jugut.

Dita e tretë e shirave të rrëmbyeshëm ka shkaktuar rrëshqitje dherash, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime në infrastrukturë në të gjithë vendin. Të shtunën herët, zyrtarët thanë se uji kishte kapërcyer një digë në provincën qendrore të Chungcheong të Veriut.

Më shumë se 6,400 banorë të qarkut qendror Goesan u evakuuan mëngjesin e sotëm pasi diga e Goesan filloi të tejmbushej për shkak të shirave të dendur, duke zhytur fshatrat në rrjedhën e poshtme.

Kryeministri Han Duck-soo i ka kërkuar ushtrisë të ndihmojë në përpjekjet e shpëtimit. Përveç viktimave të konfirmuara, tre persona janë aktualisht të zhdukur dhe disa raportohen të plagosur, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave pritet të rritet.

Një numër fshatrash të ulëta pranë digës, si dhe shumë nga rrugët që i lidhin ato, thuhet se janë zhytur në ujë, duke lënë disa banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts