Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, 15 të vdekur rreth 85,000 të evakuar

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur në Kinë dhe katër të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën jugperëndimore të vendit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Xinhua.

Reshjet vranë 15 njerëz dhe shkaktuan katër të zhdukur në qytetin Chongqing në Kinën jugperëndimore, sipas një raporti të publikuar këtë mëngjes, tha agjencia, duke cituar autoritetet lokale.

Dje, shërbimet meteorologjike të Kinës paralajmëruan për mundësinë e fatkeqësive për shkak të reshjeve që po prekin pjesën më të madhe qendrore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa veriu po përjeton nxehtësi rekord.

Presidenti kinez Xi Jinping udhëzoi “autoritetet në të gjitha nivelet të japin përparësi dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe pronës”, shtoi Xinhua.

“Xi theksoi se zyrtarët në të gjitha nivelet e administratës duhet të marrin iniciativa për t’u marrë me përmbytjet, të vënë në plan të parë sigurinë e njerëzve dhe pronës dhe të përpiqen të kufizojnë humbjet,” vuri në dukje i njëjti burim.

Një urë hekurudhore u shemb pjesërisht të martën për shkak të reshjeve në Chongqing, një qytet-provincë me një popullsi prej 31 milionë banorësh.

Në provincën fqinje të Sichuan, më shumë se 460,000 njerëz u prekën këtë javë nga shirat e rrëmbyeshëm, vuri në dukje dje agjencia shtetërore kineze.

Sipas autoriteteve, rreth 85,000 njerëz janë zhvendosur nga reshjet, “me përmbytje të mundshme të lokalizuara” që priten këtë javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts