Shiriti i kapitenit i sjell fat, Taulant Xhaka rikthehet të shënoje pas një mungese të gjatë





Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është protagonist ditën e sotme duke shënuar në fitoren 0-3 të Baselit ndaj rivalëve të Rorsçaç.

Taulant Xhaka

30 vjeçari dyfishoi shifrat në minutën e 62-të të takimit duke u rikthyer tek goli pas një kohe të gjatë. Bazeli kalon kështu në raundin e 1/8-ve të Kupës duke avancuar më tej në ambiciet për të marrë një trofe këtë sezon.

Në sfidën e sotme, Xhaka mbajti në krah shiritin e kapitenit dhe mesa duket kjo i ka sjellë fat.

Taulant Xhaka ka hyrë në sezonin e tetë radhazi te skuadra e Bazelit, ndërsa pak kohë më parë arriti dhe shifrën e 300 ndeshjeve me fanellën e zviceranëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *