Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës në farmaci private, procedohen penalisht shefja e shërbimit spitalor, kryeinfermierja dhe farmacistja

shiten ilacet e spitalit te tepelenes ne farmaci private procedohen penalisht shefja e sherbimit spitalor kryeinfermierja dhe farmacistja
shiten ilacet e spitalit te tepelenes ne farmaci private procedohen penalisht shefja e sherbimit spitalor kryeinfermierja dhe farmacistja

TEPELENË

Shitën ilaçet e spitalit të Tepelenës, në farmacinë private të një 42-vjeçareje, për të përvetësuar pagesat, procedohen penalisht shefja e Shërbimit dhe kryeinfermierja në spitalin e Tepelenës si dhe farmacistja.

Sekuestrohen dokumente të spitalit (kartela dhe regjistra) që dyshohet se janë plotësuar fiktivisht për të marrë ilaçet.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të një rasti të shitjes së ilaçeve me vulën e spitalit të Tepelenës, në një farmaci private, për llogari të 3 shtetaseve (2 prej tyre, punonjëse në këtë spital), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetaset përgjegjëse për këtë rast.

Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:
– K. Gj., 44 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë shefe e Shërbimit, në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

– N. Z., 61 vjeçe, banuese në Tepelenë, me detyrë kryeinfermiere, në Urgjencën e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Tepelenë;

– J. Gj., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste, pronare e subjektit privat ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës.

Në vijim, gjatë kontrolleve në spitalin e Tepelenës dhe në farmacinë e shtetases J. Gj., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, kartela dhe regjistra mjekësorë që dyshohet se janë plotësuar me të dhëna fiktive, për të shitur ilaçe për përfitime personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts