Shitet për 350 000 sterlina portreti i Sulejmanit të Madhërishëm

Në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Britaninë e Madhe, portreti i sulltanit Sulejmani i Madhërishëm është shitur për 350 mijë sterlina.

Ankandi i titulluar “Bota Islame dhe Artet e Indisë” u zhvillua online dhe nëpërmjet telefonit. Portreti i Sulejmanit të Madhërishëm u ofrua për shitje fillimisht në një vlerë prej 60 000 sterlinash. Pas ofertave çmimi i portretit është rritur në 350 000 sterlina.

Ende nuk është bërë i ditur emri i personit ose institucionit që e ka blerë portretin. Blerësi bashkë me taksat do të paguajë 438 000 sterlina. Ndërkohë edhe portreti i vajzës së tij, Mihrimasë, e bërë në shekullin XVII është shitur për 60 mijë sterlina.

Vlerësohet se është një vepër shumë e rrallë. Portreti E tregon Sulejmanin në moshën 43-vjeçare. Portreti ka dimensionet 22,7 X 17,5 centimetra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *