Shitjet globale të armëve në 2016-2020, të pandryshuara

Shitjet e armëve në botë mbetën të pandryshuara në periudhën 2016-2020, duke përmbyllur një dekadë rritjesh, njoftoi të hënën Instituti Kërkimor i Stokolmit për Paqen (SIPRI).

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, tre eksportueset më të mëdha të botës për armatime shtuan eksportet, por e përgjithshmja mbetet e pandryshuar si rezultat i rënies së eksporteve nga Rusia dhe Kina, tha instituti.

Që nga periudha 2001-2005, kjo është hera e parë që vëllimi i eksporteve për armë, indeks që reflekton kërkesën, nuk shënoi rritje krahasuar me pesë-vjeçarin pararendës, tha SIPRI.

Ndërkohë që pandemia ka mbyllur në masë të madhe aktivitetin ekonomik në botë dhe ka shkaktuar recesion në një numër vendesh, SIPRI tha se është ende herët të thuhet nëse ngadalësimi i kërkesës për armatime pritet të vazhdojë.

“Ndikimi ekonomik i pandemisë mund të shkaktojë një rishikim të importit të armëve nga disa vende për vitet e ardhshme,” tha përmes një deklarate Pieter Wezeman, analist i Institutit SIPRI.

“Por në të njëjtën kohë, edhe në pikun e pandemisë në 2020, disa vende nënshkruan kontrata të mëdha për blerje armësh”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, për shembull, nënshkruan kohët e fundit një marrëveshje me SHBA për të blerë 50 avionë luftarakë të tipit F-35 dhe deri në 18 dronë të pajisur me municion në kuadër të një porosie me vlerë 23 miliardë dollarë.

Vendet e Lindjes së Mesme përfaqësojnë rajonin me shtimin më të madh të shitjes së armatimeve. Në periudhën 2016-2020, këto vende kanë blerë 25% më shumë armatime se në periudhën 2011-2015.

Arabia Saudite, importuesja më e madhe e armatimeve në botë, shtoi blerjet 61%. Katari shtoi blerjet 361%.

Azia dhe vendet e pellgut jugor të Oqeanit Paqësor ishin rajoni me shitblerjet më të mëdha të armëve, pasi përfaqësojnë 42% të import-eksporteve të armatimeve për periudhën 2016-2020. India, Australia, Kina, Koreja e Jugut dhe Pakistani ishin importuesit më të mëdhenj në rajon.

“Për shumë vende të Azi-Paqësorit, perceptimi për rritjen e rrezikut nga Kina është shtysa kryesore për importe armësh,” tha Siemon Wezeman, studiues në Institutin SIPRI/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *