Shkaktuan “gjenocid” në Bucha, njësia famëkeqe ruse rikthehet sërish në Ukrainë, Putini i ka urdhëruar që…

Inteligjenca ukrainase pretendon se Rusia ka në plan të rikthej sërish në Ukrainë njësinë që kreu krimet e rënda në Bucha.

Mësohet se njësia brutale, do të drejtohet për në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, për të shkaktuar sërish skena të përgjakshme që alarmuan botën.

Kjo njësi më 4 prill u largua nga Ukraina duke kaluar në Bjellorusi, ku është vendosur në afërsi të qytetit Moyzir. Plani është që kjo njësi pas vetëm dy ditë “pushim” të futet në vijën e frontit në periferi të Kharkivit.
Arsyeja kryesore e rikthimit të kësaj njësive sipas inteligjencës ukrainase, është se Rusia dëshiron të frikësojë banorët, e tashmë kjo njësi ka kryer krime në Bucha dhe ato mund t’i përsërit në qytetet tjera të Ukrainës.

E një prej arsyeve tjera është se komanda ruse dëshiron të heq qafe “dëshmitarët e panevojshëm” të krimeve të luftës. Pra kjo njësi do të dërgohet në rajonet, ku do të ketë humbje të mëdha në njerëz.

Megjithatë personeli i kësaj njësie në një farë forme ka refuzuar rikthimin nga frika se mund t’i njohin apo kapin, për faktin se janë përmendur në pothuajse çdo medium të
botës për masakrën që e kryen mbi 300 civilë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.