Shkarkimi i Alfred Ballës, Bardhi tek “Ligjet”: KLP ka pasur kryetar një person që s’mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite!

shkarkimi i alfred balles bardhi tek ligjet klp ka pasur kryetar nje person qe smund te ushtroje profesion ne organet e drejtesise per 15 vite
shkarkimi i alfred balles bardhi tek ligjet klp ka pasur kryetar nje person qe smund te ushtroje profesion ne organet e drejtesise per 15 vite

































Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur në Komisionin e Ligjeve se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pasur kryetar për 5 vite Alfred Ballën, “një person që s’mund të ushtrojë profesion në organet e drejtësisë për 15 vite”.
[embedded content]
Bardhi u shpreh se Alfred Balla ka marrë pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë së re, duke ngritur pikëpyetje se sa ka ndikuar qëndrimi i tij në krye të institucionit vendimarrjen e KLP-së dhe besimin e publikut.

Ai theksoi se “një person që është ne kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rënde besimin e publikut dhe integritetit të KLP”.

“KLP, për me shume se 5 vite ka pas kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtroje profesion ne organet e drejtësisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjidhshmërisë  në atë pozicion.

Ka marr pjesë në procese të rëndësishme ne organet e drejtësisë se re. Sa e ka cenuar kjo vendimmarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit te publikut tek KLP? Ne gjykimin tim një person qe është ne kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rende besimin e publikut dhe integritetit te KLP”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts