Shkarkimi i Brdariç nga Vllaznia, vjen reagimi i kapitenit Gurishta: Je njeriu i vitit, riktheve atë që kishte munguar në Shkodër






Thomas Brdariç është shkarkuar sot nga drejtimi i Vllaznisë dhe për shumëkënd, ka qenë një rrufe në qiell të hapur. Trajneri gjerman ndërtoi një grup mjaft interesant që luftoi për titullin kampion në sezonin e fundit dhe fitoi Kupën e Shqipërisë. Por fakti që nuk ia doli të përsëritej si rival për titullin në këtë edicion, bëri që drejtuesit shkodranë të marrin vendimin drastik për largimin e tij.

gurishta brdaric

Megjithatë, duket se për futbollistët e Vllaznisë, bashkëpunimi me Brdariç do të mbetet i paharrueshëm dhe këtë e shprehu më së miri në postimin e tij në rrjetet sociale kapiteni Erdenis Gurishta.

“Riktheve atë që kishte munguar në Shkodër.

Je njeriu I vitit.

Fjalët janë të pakta me të falënderu dhe jam I sigurt që kudo që të shkosh do të kesh sukses!”, shkruante Gurishta në postimin e tij.

gurishtaaa

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.