Shkarkimi i Gjiknurit/ “Është në të njëjtën rrugë si Ahmetaj”, analisti Sulo: Rama në dëshpërim, por s’ka për të shpëtuar!

shkarkimi i gjiknurit eshte ne te njejten rruge si ahmetaj analisti sulo rama ne deshperim por ska per te shpetuar
shkarkimi i gjiknurit eshte ne te njejten rruge si ahmetaj analisti sulo rama ne deshperim por ska per te shpetuar

Në emisionin “Open” në News24 analisti Arion Sulo teksa komentoi ndryshimet në qeveri dhe shkarkimin e Damian Gjiknurit, u shpreh se ky vendim i Ramës ka ardhur për shkak se edhe Gjiknurin e pret ‘fati’ i Arben Ahmetajt.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Arion Sulo: Mirë që bëhet mbledhja që nuk dihet as agjendë, as rend dite. Analizë për zgjedhje, analizë për qarqe, por asgjë nuk u zhvillua, ka qenë një mbledhje me kokën e Ramës. Çdo mbledhje.Rama është kryeministër, ka detyrim të japë shpjegime.

Dritan Hila: E ka gjë detyrim të japë shpjegim? Nuk e ke idenë se si funksion me ligj.

Arion Sulo: Jo me ligj, por statuti.

Dritan Hila: Duhet të jesh i saktë sepse të ndihmon edhe profesionalisht.

Arion Sulo: Kanë dëshpërim të madh. Gjiknuri ka dalë njësoj si Ahmetaj që Klodian Zoto i ka paguar dy hotele. Pra për të njëjtat gjëra që u shpall urdhër arresti për Ahmetajt është edhe Gjiknuri dhe Rama po e lëshon që të shpëtojë. Por nuk shpëton dot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts