Shkarkimi i Gledis Nanos, Yuri Kim: Nuk e prisnim këtë lëvizje, ishte një partner i mirë për ne që kur drejtoi njësinë kundër terrorizmit









Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka komentuar mbrëmjen e sotme shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i kryepolicit.

Capture-116

Kim u shpreh se Nano ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i SHBA që në kohën kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit duke theksuar se nuk e prisnin shkarkimin e tij.

Pjesë nga intervista

Dakord. Do t’ju pyes për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Z. Nano. Ai u largua nga pozicioni i tij pas një vendimi të qeverisë. Ishte një histori e ndërlikuar. 48 orë, në fillim ai u largua, pastaj u detyrua të largohej. Pas kësaj, ju bëtë një koment dhe thatë se kishit punuar shumë mirë me Z. Nano. A ishte kjo një ndërhyrje në vendimin e qeverisë?

Jo, ishte pohim fakti. E keni parë se ne shpesh bëjmë deklarata të tilla kur dikush me të cilin kemi punuar shumë mirë largohet nga detyra. Dhe është e vërtetë që ne e vlerësojmë Z. Nano dhe bashkëpunimin e tij me ne. Ne mendonim se ai ishte një partner i mirë për ne kur drejtonte njësinë kundër terrorizmit. Dhe më pas kur ishte drejtor i policisë.

A ishte surprizë për ju largimi i Z. Nano nga detyra?

Nuk e prisnim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *