Shkarkimi nga Bardhi, Pampuri: Është nul. Vendimin për mua nuk e merr dot Rithemelimi

shkarkimi nga bardhi pampuri eshte nul vendimin per mua nuk e merr dot rithemelimi
shkarkimi nga bardhi pampuri eshte nul vendimin per mua nuk e merr dot rithemelimi

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka akuzuar deputetët demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri se shpëtuan mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”.

Në lidhje me këtë zhvillim, nënkryetarja e PD-së zyrtare Orjola Pampuri, e ftuar në rubrikën “Çështja e Ditës” nga Klevin Muka në News 24, deklaroi se “Bardhi përfaqëson Rithemelimin e jo PD-në, ndaj vendimi i tij për shkarkim është nul”.

Pampuri: Unë jam në PD që ka kryetar zotin Lulzim Basha. Zoti Bardhi më ka shkarkuar, ai jeton në një tjetër botë, është e drejta e tij. Kelvin, unë mund të të shkarkoj ty. Nuk shkarkohet me shumicë, shkarkohet me pozicion. Zoti Bardhi përfaqëson grupin parlamentar të Rithemelimit, unë jam në PD, nëse shkarkohem, shkarkohem nga forumet e PD-së.

Bardhi ose ka qenë i çartur në atë moment. Patjetër që është nul, është njësoj sikur të dalë një përfaqësuese nga PL dhe të thotë që më ka shkarkuar. Ne nuk kemi mbështetur aspak Xhaçkën, ne kemi votuar kundër amnistisë të zyrtarëve të korruptuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts