Shkarkimi nga detyra i ish-kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda/ Paloka ironizon: Jam në dijeni të ‘dy krimeve’ të tij, mjafton për…










besim hajdarmata

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra këtë të mërkurë prokurorin Besim Hajdarmata, ish- drejturesi i Krimeve të Rënda.

Paloka nënvizon se me reagimin e tij nuk ka qëllim ta mbrojë prokurorin, por thotë me ironi se ka dijeni “për dy ‘krime’ të sigurta të tij”.

Paloka kujton se Hajdarmataj është prokurori që vuri në përgjim personat e përfshirë në dosjen 184, për zgjedhjet në Dibër si dhe ai që kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Kaq besoj mjafton per tu larguar nga drejtesia e Rames”, ironizon Paloka.

POSTIM I PLOTE

Une nuk e njoh Besim Hajdarmaten dhe nuk marr persiper as ta mbroje per cfare i kane ngritur si pretendim ata qe e shkarkuan sepse nuk kam dijeni per te verteten, por kam dijeni per dy “krime” te sigurta te tij:

-Vuri ne pergjim kriminelet qe manipuluan zgjedhjet ne Diber , e famshmja dosje 184, duke nxjerre zbuluar gjithe kupolen , filluar nga Rama !

– Kerkoi arrestimin e Tahirit !

Kaq besoj mjafton per tu larguar nga drejtesia e Rames !

edi paloka per hajdarmata

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *