Shkarkohet ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang

shkarkohet ministri i jashtem i kines qin gang

shkarkohet ministri i jashtem i kines qin gang

21:04 25/07/2023

Qin Gang është shkarkuar nga posti i ministrit të Jashtëm të Greqisë më pak se shtatë muaj pasi ai u emërua në këtë detyrë. Postin e tij do ta marrë shefi i Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste, Wang Yi.

“Legjislatura më e lartë e Kinës votoi për emërimin e Wang Yi si ministër të Jashtëm”, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Qin ishte parë si një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Xi Jinping.  Zhdukja prej kohësh e Gang nga opinioni publik dhe heshtja zyrtare mbi të, ka nxitur shumë spekulime. Angazhimet e fundit publike të 57-vjeçarit ishin më 25 Qershor, ndërkohë që nuk u dha asnjë arsye për largimin e tij.

Ai ishte emëruar nga udhëheqësi i Kinës në postin e ministrit të Jashtëm Dhjetorin e kaluar. Largimi i tij i jep fund konfuzionit, por lë shumë pyetje pa përgjigje.

Sipas sistemit të Partisë Komuniste Kineze, politika e jashtme formulohet nga një zyrtar i nivelit të lartë, i cili më pas drejton ministrin e jashtëm për ta zbatuar atë. Wang Yi po rikthehet në një post që ka mbajtur midis 2018 dhe 2022. Ai aktualisht është në Afrikën e Jugut për të marrë pjesë në një takim të sigurisë kombëtare të Brics.

Qin Gang ishte një nga fytyrat më të njohura të qeverisë kineze. Mungesa e tij e zgjatur u shqyrtua jo vetëm nga diplomatët e Kinës, por edhe nga qytetarët kinezë. Kur ai u zhduk nga detyrat e tij normale 1 muaj më parë dhe nuk mori pjesë në një samit në Indonezi, shpjegimi u dha shumë i shkurtër nga rrugë zyrtare, sipas të cilit kishte “probleme shëndetësore të paspecifikuara”./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts