Shkatërrime të shumta nga uragani Ida

15:58 30/08/2021

Këto pamje tregojnë fuqinë e jashtëzakonshme të erërave të uraganit Ida që goditi orët e kaluara shtetin federal amerikan të New Orleans.Një 60-vjeçar është viktima e parë e uraganit, i cili humbi jetën pasi një pemë që u shkul me rrënjë nga erërat e forta shkatërroi një pjesë të banesës së tij. Erërat e forta sollën edhe shira të dendur që shkaktuan dëme të shumta dhe përmbytje kryesisht në zonat bregdetare.

Intensiteti i erërave nisi të bjerë pasi uragani preku tokën, duke e reduktuar shpejtësinë nga mbi 200 në 140 kilometra në orë, siç treguan edhe gazetarët në terren të mediave amerikane të cilët nuk e patën të lehtë të qëndronin mes tyre.

Uragani dëmtoi edhe linjat elektrike, duke lënë pa energji rreth 1 milionë banorë të Luizianës. Vorbulla e ajrit arriti një diametër gjigant deri në 27 kilometra.   

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *