Shkatërrimi i infrastrukturës nga Rusia, operatori elektrik në Kiev njofton shkëputje të planifikuara të energjisë

shkaterrimi i infrastruktures nga rusia operatori elektrik ne kiev njofton shkeputje te planifikuara te energjise
shkaterrimi i infrastruktures nga rusia operatori elektrik ne kiev njofton shkeputje te planifikuara te energjise

Operatori i rrjetit energjetik të Kievit ka njoftuar një seri ndërprerjesh “stabilizimi” të energjisë elektrike pas sulmeve ruse në infrastrukturën kryesore.

Më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike pas sulmeve në objektet energjetike në të gjithë Ukrainën, ndërsa në një deklaratë në faqen e saj të internetit, kompania DTEK tha se operatori kombëtar i energjisë, Ukrenegro, kishte prezantuar shkurtimet në kryeqytet për të “shmangur incidentet e mundshme”.

Ndërprerjet filluan në orën 11:13 me orën lokale, me familjet në Kiev të ndara në tre grupe që do të “kenë shkëputje të energjisë elektrike për një periudhë të caktuar kohore”, dekalroi DTEK.

Ata shtuan se ndërprerjet do të zgjasin “jo më shumë se katër orë”, por mund të jenë më të gjata “për shkak të shkallës së dëmtimit të sistemit të furnizimit me energji elektrike”.

Sakaq, Presidenti Zelenskiy u ka bërë thirrje njerëzve në vend që të jenë të ndërgjegjshëm për përdorimin e tyre të energjisë dhe të kufizojnë përdorimin e pajisjeve që kërkojnë shumë energji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts