Shkatërrimi i urës në Krime/ 8 rusë dhe 3 ukrainas të përfshirë, pajisja shpërthyese u fsheh në…

shkaterrimi i ures ne krime 8 ruse dhe 3 ukrainas te perfshire pajisja shperthyese u fsheh ne
shkaterrimi i ures ne krime 8 ruse dhe 3 ukrainas te perfshire pajisja shperthyese u fsheh ne

Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) thanë të mërkurën se kishin arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në organizimin e sulmit me bombë të së shtunës në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

Në një deklaratë, FSB tha se pesë rusë dhe “tre shtetas ukrainas” ishin arrestuar.

“Pajisja shpërthyese ishte fshehur në 22 paleta me rrotulla filmi plastik që peshonin gjithsej 22,770 kilogramë,” tha FSB.

Agjencia e sigurisë thotë se eksplozivët u dërguan në fillim të gushtit me anije nga porti i Odessa në Ukrainë në portin e Rousse në Bullgari. Më pas ata kaluan përmes portit të Potit në Gjeorgji dhe u dërguan në Armeni përpara se të mbërrinin me rrugë në Rusi.

Shërbimet ruse pretendojnë se pajisja shpërthyese hyri në Rusi më 4 tetor në një kamion të regjistruar në Gjeorgji, përpara se të arrinte në rajonin rus të Krasnodarit, i cili kufizohet me Krimenë, më 6 tetor, dy ditë para shpërthimit.

FSB pretendon se ky “sulm terrorist” ishte organizuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase, duke thënë se një agjent në Kiev kishte koordinuar transitin e eksplozivëve dhe kishte qenë në kontakt me ndërmjetës të ndryshëm.

Ekspertë të tjerë kanë spekuluar se shpërthimi ka ardhur nga poshtë urës dhe nuk është shkaktuar nga një kamion bombë në vetë urën.

Në përgjigje të sulmit në urë, Rusia kreu bombardime masive në të gjithë Ukrainën të hënën dhe të martën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts