Shkatërrimi i xhamive në Suedi, kryeministri suedez dënon thirrjet e ekstremit të djathtë: Duhet të luftojmë ekstremizmin e dhunshëm dhe…

Shkatërrimi i xhamive në Suedi, kryeministri suedez dënon thirrjet e ekstremit të djathtë: Duhet të luftojmë ekstremizmin e dhunshëm dhe…
shkaterrimi i xhamive ne suedi kryeministri suedez denon thirrjet e ekstremit te djathte duhet te luftojme ekstremizmin e dhunshem dhe

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, i ka dënuar të hënën komentet e liderit të partisë së ekstremit të djathtë të Suedisë, i cili bëri thirrje për rrënimin e disa xhamive.

Lideri i Demokratëve Suedezë (SD), Jimmie Akesson, bëri thirrje që disa xhami të konfiskohen dhe të bëhen rrafsh me tokë gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të partisë të shtunën.

“Ne duhet të fillojmë t’i konfiskojmë dhe t’i rrafshojmë xhamitë ku propaganda anti-demokratike, anti-suedeze, anti-semitike dhe homofobe, apo dezinformimi i përgjithshëm, po përhapen”, tha Akesson.

Kristersson, koalicioni qeveritar i të cilit nuk përfshin SD-në por varet nga mbështetja e saj, e kritikoi Akessonin për mungesë respekti.

“Mendoj se kjo është një mënyrë e të shprehurit pa respekt, një mënyrë polarizuese e të shprehurit”, tha Kristersson për transmetuesin SVT.

“Kjo nuk është ajo që Suedia përfaqëson në botë”, shtoi ai.

Fjalimi i Akessonit shkaktoi zemërim në Suedi dhe jashtë saj, si dhe e detyroi Kristerssonin ta bëjë një deklaratë në rrjetin social X, ku e përsëriti “të drejtën kushtetuese për lirinë fetare” në Suedi.

“Në Suedi, ne nuk i shkatërrojmë vendet e lutjeve. Si shoqëri, ne duhet ta luftojmë ekstremizmin e dhunshëm pavarësisht arsyeve të tij – por ne do ta bëjmë këtë brenda kornizës ligjore dhe demokratike”, shkroi ai.

Në Suedi, anëtarësimi i së cilës në NATO duhet të ratifikohet nga Hungaria dhe vendi me shumicë myslimane, Turqia, kanë ndodhur disa incidente të cilat kanë shkaktuar tensione me vendet e Lindjes së Mesme këtë vit.
Djegia e Kuranit disa herë në fillim të këtij viti nxiti protesta dhe kritika të mëdha ndaj Suedisë.

Protestuesit në Irak e sulmuan Ambasadën e Suedisë në Bagdad në korrik, duke ndezur zjarre në kompleksin e saj.

Vitin e kaluar, Suedia ishte cak i një fushate të madhe dezinformimi, e cila pretendonte se shërbimet sociale në Suedi “rrëmbejnë fëmijë myslimanë” dhe i vendosin ata në shtëpi të krishtere, duke i nxitur autoritetet të dalin publikisht për t’i mohuar këto akuza./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts