Shkatërrohet burgu në Nigeri

21:50 06/04/2021

1 800 të burgosur u arratisën, presidenti i vendit e quan sulm terrorist

Më shumë se 1,800 të burgosur janë arratisur në Nigerinë juglindore kur njerëz të armatosur rëndë sulmuan burgun e tyre duke përdorur eksplozivë dhe granata. Policia nigeriane ka deklaruar se një grup separatist, Populli Indigjen i Biafra (IPOB), ishte pas sulmit në qytetin Owerri.

Ky grup i vendosur në juglindje të vendit ka ndërmarrë kryengritje për dekada më radhë duke përfshirë këtu edhe rrëmbime studentesh në shkolla në veriperëndim të Gjirit të Guinesë.

Presidenti Muhammadu Buhari e quajti sulmin një akt terrorizmi të kryer nga anarkistët. Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë për të kapur sulmuesit dhe të burgosurit e arratisur.

Muajt ​​e fundit siguria në rajon është përkeqësuar. Disa stacione policie janë sulmuar që nga Janari, me sasi të mëdha municionesh. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *