Shkatërrohet grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Gjipesë, 4 të arrestuar, sekuestrohen armë dhe municion luftarak

shkaterrohet grupi kriminal qe shperndanin lende narkotike ne plazhin e gjipese 4 te arrestuar sekuestrohen arme dhe municion luftarak
shkaterrohet grupi kriminal qe shperndanin lende narkotike ne plazhin e gjipese 4 te arrestuar sekuestrohen arme dhe municion luftarak

Shkatërrohet grupi kriminal në Vlorë, pasi shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Gjipesë.

Policia bën me diej se janë arrestuar 4 persona dhe se janë sekuestruar armë të ftohta dhe municion luftarak. Të arrestuarit janë: E. Gj, 37 vjec, banues në Fier, M. Dh, 41 vjec, banues në Vuno, G. V, 28 vjec, banues në Tiranë dhe M. Z, 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave në zona plazhi e lokale nate si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjipeja” i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Himarë, Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacioni i Policisë Dhërmi.

Goditet një grup i armatosur, që shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Gjipesë.

Sekuestrohen armë zjarri, radio si të policisë, rreth 600 doza lëndë narkotike, muncion luftarak, armë të ftohta e një automjet fuoristradë që përdorej nga ky grup për të shpërndarë lëndën narkotike.

Vihen në pranga 4 shtetas, që vepronin në formën e një grupi kriminal.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e veprimtarisë së shpërndarjes së drogave në doza, në plazhe e lokale nate, në qarkun e Vlorës, bazuar në inteligjencën policore, se në gjirin e Gjipesë, një grup kriminal i armatosur, shpërndante lëndë narkoitke, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim të ngushtë me Forcat Operacionale të DVP Vlorë dhe Stacionin e Policisë Dhërmi kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Gjipeja”.

Si rezultat i operacionit, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Gj, 37 vjec, banues në Fier, M. Dh, 41 vjec, banues në Vuno, G. V, 28 vjec, banues në Tiranë dhe M. Z, 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çadrave të fjetjes së shtetasve të mësipërm, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri gjysëm automatike me një krehër, 256 fishekë luftarakë, 3 kavanoza qelqi dhe 4 qese plastike me rreth 600 doza lëndë narkotike, 2 peshore elektronike, radio marrëse-dhënëse si të policisë, thikë, 2 aparate celular dhe një automjet të llojit fuoristradë të markës “Toyota”.

Të katër shtetasit e vënë në pranga, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike tek pushuesit dhe turistët, që frekuentonin gjirin e Gjipesë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts