Shkatërrohet karteli ballkanik i drogës

18:47 28/09/2021

Policia ka arrestuar 61 persona dhe ka sekuestruar mbi 4 ton droge

Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë goditur  atë që mendohet të jetë  rrjeti më i madh i drogës në Evropë .

Autoritet kanë vënë në pranga 61 të dyshuar dhe kanë  sekuestruar rreth katër tonë kokainë. Gjithashtu janë sekuestruar 612,000 Euro, nëntë automjete luksoze dhe pesë motoçikleta.

Hetimi u krye nga autoriteti policor evropian, Europol, dhe përfshiu oficerë nga Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Kolumbia dhe SHBA-ja. Transporti i drogës për në Evropë bëhej nga Amerika e Jugut përmes Spanjës. Europol u shpreh se ky kartel kishte “përmbytur Evropën me kokainë”.

Kjo bandë merrej edhe me aktivitete të tjera të jashtëligjshme si  grabitje, pastrim parash, zhvatje dhe rrëmbim.

Operacioni policor trevjeçar kundër kartelit filloi në vitin 2018 dhe kulmoi me arrestimet në mars kur policia spanjolle kreu disa arrestime në qytetet Tarragona, Barcelona, ​​Gerona dhe Valencia.

Kjo bandë përbëhej nga shtetas nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *