Shkatërrohet pjesa e mbetur e ndërtesës së shembur pranë Majamit

09:12 05/07/2021

Pjesa e mbetur e një ndërtese të shembur, afër Majamit në SHBA, u shkatërrua me eksploziv, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Një pjesë e ndërtesës 12-katëshe është shembur më 24 Qershor. Njëzetekatër njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 121 mbeten të zhdukur.

Struktura e mbetur, në të cilën nuk ka pasur trupa, u shkatërrua, në mënyrë që kërkimet të vazhdojnë në mënyrë të sigurt.

Zona pritet të goditet nga stuhia Elsa më 6 ose 7 Korrik. Kryetarja e qarkut, Daniella Levine Cava, u tha gazetarëve se kërkimet do të vazhdojnë pas shembjes, por theksoi se kanë kaluar 11 ditë që nga incidenti.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende se çfarë e ka shkaktuar shembjen e godinës 40-vjeçare në qytetin Surfside.

Por, një inspektim i vitit 2018 ka gjetur “defekte” në dizajnin origjinal, të cilat tani janë në fokus të hetimeve. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *