Shkatërrohet rrjeti i abuzimit të fëmijëve në Gjermani

19:19 03/05/2021

Policia gjermane ka arrestuar katër persona për dyshimin se drejtonin një nga rrjetet më të mëdha në internet për ndarjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve. Operacioni ndërkombëtar, bllokoi platformën e errët të quajtur Boystown.

Zyrtarët thonë se Boystown kishte më shumë se 400,000 përdorues të regjistruar. Hetimi i udhëhequr nga gjermanët përfshiu agjencitë e zbatimit të ligjit në Holandë, Suedi, Australi, SHBA dhe Kanada.

Por Europol ka njoftuar se do të bashkëpunojë me inteligjencën për të goditur faqe të tilla. Disa prej tyre pedofilë të cilat përmbanin edhe biseda janë bllokuar gjithashtu.

Policia gjermane në mesin e muajt prill arrestoi disa pedofilë një i moshës 40 vjeç nga Paderborn, një tjetër i moshës 49 nga zona e Mynihut dhe një 58-vjeçar nga Gjermania veriore që ka jetuar në Amerikën e Jugut për disa vite. Ai u arrestua në rajonin Concepción të Paraguait nën një urdhër arresti ndërkombëtar dhe autoritetet gjermane kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *