Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të drogës në Evropë, arrestohen 35 shqiptarë

Eurojust dhe Europol, mbështetur në autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Gjermani, Itali dhe Holandë kanë shkatërruar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në këto vende.

Europol në bashkëpunim me policinë në të tre vendet, arrestoi 35 persona dhe sekuestroi më shumë se 1 milion euro.

“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.

Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi droge do të shitej në treg do të kapte shifrën e një miliard euro.

Sipas Europol anëtarët e këtij grupi dhunonin, torturonin, dhe shantazhonin rivalët e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts