
23:54 12/07/2023
Vepra “Venus of the Rags” u shkatërrua nga një zjarrvënie e qëllimshme, banorët të zhgënjyer
Një nga veprat më të famshme të artistit bashkëkohor italian Michelangelo Pistoletto është shkatërruar si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme.
Një version i ri gjigant i skulptures së ashtuquajturës “Venus of the Rags”, disa prej të cilave janë ekspozuar në muzetë në mbarë botën, u inaugurua dy javë më parë në Piazza del Municipio, një shesh në zemër të qytetit të Napolit.
Skulptura tregon perëndeshën romake të dashurisë, bukurisë dhe pjellorisë duke qëndruar pranë një grumbulli leckash.
Në komentet për agjencinë italiane të lajmeve Adnkronos, artisti Pistoletto shprehu zhgënjim për shkatërrimin e veprës së tij artistike.
Të zhgënjyer ishin edhe banorët e Napolit.
“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi, ishte një zgjim i trishtuar për qytetin. Megjithatë, jemi të bindur se edhe Napoli di të tregojë një fytyrë ndryshe. Është qytet me vlera, nuk jemi të gjithë aq të paqytetëruar sa duan të na shohin disa. Megjithatë, është turp, sepse shumë turistë kishin ardhur për ta parë këtë vepër në Piazza Municipio, e cila është kaq e rëndësishme.”
Instalacioni, i krijuar për herë të parë në 1967, ka për qëllim të përcjellë ballafaqimin midis bukurisë së përjetshme, të përfaqësuar nga perëndeshë Venus, dhe degradimit social dhe konsumizmit të shoqërisë moderne.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al