“Shkatërruam tanke, makina luftarake dhe sisteme artilerie”, Forcat e Armatosura ukrainase: Përpjekjet e Rusisë për t’u shtrirë në lindje, të dështuara

Përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Popasna dhe Rubizhne në Donetsk dhe Tavriya të Ukrainës lindore kanë qenë “të pasuksesshme”. Kështu deklaron Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Zyrtarisht këto forca pohuan se Ukraina ka zmbrapsur tetë sulme ruse në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk në 24 orët e fundit, duke shtuar se ata shkatërruan katër tanke ruse, gjashtë automjete të blinduara transporti, katër makina luftarake të këmbësorisë dhe një sistem artilerie.

Në ditët e fundit, Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur fokusin e saj në Ukrainën lindore. Kjo shtytje mund të çojë në një konflikt të zgjatur në zonë.
Nëse Rusia do të pushtonte lindjen, do t’i jepte presidentit Vladimir Putin njëfarë arritjeje nga lufta, raportoi Paul Kirby i BBC-së në fillim të kësaj jave.
Por presidenti Zelensky është zotuar se do të “luftojë për çdo metër të tokës tonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.