Shkelën vizat dhe tani kanë ngecur në Ambasadë, vazhdon odiseja e afrikanëve të Tiranës








Odiseja e afrikanëve të Tiranës është ende e hapur. Burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se dyshja Danso-Giamfi janë të bllokuar në shtëpinë e tyre, sepse ende nuk kanë marrë vizat. Shkak janë bërë dokumentacionet që ende nuk kanë konfirmuar nga shteti shqiptar. Menjëherë sapo autoritetet shqiptare të japin OK-in për lojtarët, ata do të pajisen me vizë nga ambasada jonë në Egjipt dhe do të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Danso

Lojtarët janë bllokuar, sepse më parë kanë shkelur vizat dhe e kanë të vështirë që të rimarrin lejen e qëndrimit. Isak Giamfi e Riçard Danso ende nuk janë paraqitur në grumbullim. Pasaportat, vizat dhe COVID-i po pengojnë lojtarët që të bashkohen me 25 herë kampionët e Shqipërisë. Burime në kampin bardheblu bënë si fillim me dije se lojtarët do të ishin në kryeqytet në datën 19 korrik, duke shpresuar që ata të udhëtonin me skuadrën në Pogradec për fazën përgatitore.

Gjithsesi, plani ka rënë disa herë dhe afrikanët nuk duken ende në horizont. Dyshja e lojtarëve është shumë e rëndësishme për Shehin, i cili Giamfin e sheh si mesfushor shkatërrues dhe Dansonë një alternativë për sulmin. Danso dje ka paraqitur momente stërvitjeje në Afrikë me fanellën e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *