“Shkeli rregullat e raportimit për Covid”, Youtube bllokon dhe mediat

08:20 02/08/2021

YouTube i ka ndaluar televizionit Sky News Australia të ngarkojë përmbajtje të reja në kanalin e tij për një javë. Kjo masë vjen si një ndëshkim për këtë mediat, pasi sipas gjigandit të teknologjisë ka kthyer rregullat dhe ka përhapjen e informacione të rreme për Covid-19.

YouTube nuk tregoi artikujt që ishin kundër rregullave të vendosura, por në një deklaratë njoftoi se materialet mund të dëmtonin shumë njerëz.

Redaktori dixhital i kanalit televiziv tha se vendimi ishte një sulm ndaj mendimit të lirë dhe sipas tij nuk kishte të bënte fare me shkeljen e rregullave.

Sky News Australia është në pronësi të një filiali të Rupert Murdoch’s Neës Corp dhe ka 1.85 milion abonentë në YouTube. Kjo media ka thënë se masa e ndalimit për të ngarkuar materiale mund të ndikojë tek të ardhurat.

Por dhe pse masa është kundërshtuar nga media, sërish YouTube në një deklaratë tha se politikat e saj për materialet që lejohen të publikohen janë të qarta, bazuar në udhëzimet e autoriteteve shëndetësore vendore dhe globale./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *