
Një biznesmen gjerman është arrestuar me dyshimin për shitjen e pajisjeve për të prodhuar pushkë snajper në Rusi, në kundërshtim me sanksionet e BE-së.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Ulli S. i cili u ndalua në aeroportin e Frankfurtit të martën pasi u transferua nga Franca, ku ishte mbajtur në bazë të një urdhër-arresti evropian.
ipas prokurorisë, Ulli S. kishte marrëdhënie biznesi me prodhuesit rusë të armëve në rolin e tij si drejtor menaxhues i një kompanie veglash makinerish në Gjermaninë jugore.
Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, shkruajnë mediat e huaja.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al