Shkelma dhe grushte, përleshje masive mes nxënësve në një shkollë në Florida bën xhiron e rrjetit

shkelma dhe grushte perleshje masive mes nxenesve ne nje shkolle ne florida ben xhiron e rrjetit

Një përleshje masive thuhet të ketë shpërthyer në një korridor të një shkolle të mesme në Flordia, ndërsa disa nxënës u përfshinë në goditje me shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh.

Sipas mediave të huaja, “disa përleshje” u raportuan të martën, më 12 shtator, brenda shkollës së mesme Zephyrhills, duke bërë që ajo të shpallej një “kampus i kontrolluar”. Përleshjet ndodhën gjatë drekës dhe mediat raportojnë se 13 nxënës janë akuzuar për shkelje që variojnë deri në “ndërprerje të funksionit të shkollës”.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë nxënësit – meshkuj dhe femra – që sulmonin njëri-tjetrin ndërkohë që mësuesit dhe stafi u përpoqën të ndërhynin. Së paku deri më tani, nuk dihet saktësisht se cili ishte shkaku i përleshjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts