Shkelmat ndaj maces, mbrojtësin e Francës e braktisin sponsorët dhe do marrë supergjobë nga klubi








Kurt Zuma e ka paguar shtrenjtë trajtimin ndaj maces së tij. Video e publikuar në internet ku ai shkelmonte macen dhe e ndiqte nëpër shtëpi, i ka sjellë telashe shumë të mëdha mbrojtësit të Francës dhe të Uest Hem, i cili tashëm është bërë objekt sulmesh edhe nga tifozët e klubit të tij.

asdasd

Gjatë gjithë ndeshjes kundër Uotford, tifozët e Uest Hem i kushtuan kore atij dhe në një moment kur u rrëzua në tokë, nisi edhe kori “kështu ndjehet macja jote”, që u këndua jo vetëm nga tifozët kundërshtarë. Por ngjarja tashmë ka marrë përmasa më të mëdha.

Si fillim, shoqata për mbrojtjen e kafshëve në Britaninë e Madhe ka shkuar në shtëpinë e futbollistit dhe i ka sekuestruar dy macet, duke i marrë në mbrojtje. Zuma rrezikon të përballet me penalitete të rënda nga shteti anglez për sjelljen e tij.

Paralelisht, sponsori “Adidas” doli sot me një deklaratë ku bënte të ditur se kishte ndërprerë kontratën me futbollistin pas kësaj ngjarje. Dhe si të mos mjaftonte kjo, klubi i Uest Hem bëri të ditur se ai do të përballej me masën më të rëndë që parashikonte rregullorja e klubit. Kjo do të thotë një gjobë prej 300 mijë eurosh. Të gjitha janë një sërë masash të cilat padyshim do të bëjnë çdo futbollist të mendohet mirë para se të publikojë video ku shfaqet duke keqtrajtuar kafshët.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.