
Ditën e sotme, Distria Krasniqi, xhudistja nga Kosova, ka shkëlqyer në ndeshjet e saj në Grand Slamin e Tbilisit, në Gjeorgji. Krasniqi ka arritur të kalojë në finale, duke dalë fitimtare në çdo raund.
Kampionia olimpike është pretendente për të rrëmbyer medalje në kategorinë 52 kg. Ndërkohë, pritet me kureshtje përballja e saj në finale me hungarezen Reka Pupp, që do të mbahet në orën 15:00.
Distria e nisi ditën me fitore ndaj brazilianes Maria Taba. Më pas, mposhti holandezen Naomi Van Krevel.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al