Shkëlqen sulmi kuqezi, Shqipëria e femrave mund Kosovën në eliminatoret e Botërorit









Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka siguruar sot një fitore të rëndësishme për të ruajtur vendin e katërt në grupin e saj kualifikues në Kupën e Botës. Vajzat kuqezi kanë triumfuar me shifrat 3-1 në Prishtinë ndaj Kosovës.

femrat

Në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave, kanë qenë vajzat kuqezi të cilat kanë kaluar të parat në avantazh me anë të Kristina Maksutit. Ishte sulmuesja ajo që dha asisitn për Megi Doçin, e cila dyfishoi shifrat në minutën e 45-të. Megjithatë, Biqkaj barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, duke lënë ndeshjen e hapur.

Rastet nuk munguan nga të dy skuadrat, por ishin përsëri vajzat kuqezi ata që gjetën rrjetën në pjesën e dytë, me anë të Qendresa Krasniqit, duke vulosur fitoren 3-1 të Shqipërisë. Kështu, ekipi i drejtuar nga Armir Grima ruan vendin e katërt në klasifikim, me 7 pikë, ndërsa Kosova e ndjek me 4 pikë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.