Shkëmbi i madh i bie mbi automjet në Pakistan/ Shoferi shpëton për centimetra, vdesin 3 pasagjerët (FOTO)

Një shofer në Pakistan i ka shpëtuar vdekjes vetëm disa centimetra pasi makina e tij u shtyp nga një rrëshqitje gurësh të mëdhenj.

Rashid Iqbal, 46 vjeç, ishte duke drejtuar makinën bashkë me tre pasagjerë në Suzukin e tij të ri kur një gur një ton papritmas shtypi makinën, duke vrarë tre shokët e tij.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në 24 Mars në qytetin Dhirkot në rajonin jugor të Pakistanit, Azad Kashmir.

Guri i madh ra direkt mbi makinën e re të Iqbal, duke e shtypur atë dhe duke vrarë tre pasagjerët që ishin me të. Koka e Iqbal shpëtoi për centimetra.

Vendasit ndërhynë për të ndihmuar dhe thyen xhamat e makinës me çekanë me shpresën për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar.

Pasi vendasit kishin pikasur shoferin, ata thyen derën e shtypur të makinës me sëpatë për ta lënë të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *