Shkëmbim “kokë më kokë”, mbrojtësi i Kombëtares gati të ndërrohet me një… grek










Ditën e djeshme në Itali u përfol shumë për një tratativë të nisur nga skuadra e Specias dhe Empolit pas një interesimi të këtyre të fundit për mbrojtësin e Kombëtares Ardian Ismajli.

ardian-ismajli-spezia-1609753822-53866

25 vjeçari u transferuar sezonin e kaluar te Specia dhe është kthyer në një nga bazat e skuadrës duke u bërë dhe objektiv merkatoje. Empoli e sapo ngjitur, kërkon të forcohet që mos të jetë thjesht kalimtare në Serinë A, dhe aty Ismajli do të gjente dhe Nedim Bajramin.

Por sipas ‘’TuttomercatoWeb’’, Empoli i ka propozuar një shkëmbim kokë më kokë Specias për të fituar shërbimet e Ismajlit. Në Specia do të shkonte mbrojtësi grek Dimitris Nikolau i cili ka eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe me Olimpiakosin. Sipas gazetës italiane bisedimet kanë nisur dhe shumë shpejt mund të ketë një konkretizim të transferimit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *